TIRANË, 21 tetor /ATSH/ USAID ka mbështetur Shqipërinë dhe Kosovën, teksa këto dy vende shënojnë një tjetër arritje të rëndësishme drejt bashkimit të tregut të energjisë elektrike.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë ku thekson se, ky treg i përbashkët është një mjet i fuqishëm për të zgjidhur sfidat e energjisë që po përballet rajoni.
“USAID në Shqipëri me krenari mbështet Shqipërinë dhe Kosovën teksa këto dy vende shënojnë një tjetër arritje të rëndësishme drejt bashkimit të tregut të energjisë elektrike. Një treg i përbashkët i energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë një mjet i fuqishëm për të zgjidhur sfidat e energjisë me të cilat po përballet rajoni, individët dhe bizneset”, thekson në njoftimin e saj Ambasada.























