Ballina Flash

Osmani takon Makovec, jepet mbështetje për Vetingun

PRISHTINË, 21 tetor /ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

Osmani tha se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit, sipas saj, mbetet parakusht kryesor për suksesin e Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.

Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të Vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Në takim me zyrtarin e BE-së, Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.

Osmani është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ngrohja globale kërcënon stabilitetin botëror
Artikulli tjetërOsmani viziton refugjatët afganë: Do të ofrojmë gjithnjë siguri dhe strehë