Ballina Flash

KQZ vendos të rinumërohen 23 vendvotime

PRISHTINË, 21 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit. Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahemtaj tha këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIKMT shemb pikën e karburantit pa leje në Fier-Lushnjë, 3.8 milionë lekë gjobë për subjektin
Artikulli tjetërDigjitalizimi i trashëgimisë kulturore, Margariti takon homologun bullgar