Ballina Bota

COVID-19 – Vaksinimi i jep fund lockdown-it më të gjatë në botë

MELBURN, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Lockdown-i më i gjatë në botë që nga fillimi i pandemisë përfundon në Melburn.

Qyteti ka kaluar 262 ditë, gati nëntë muaj, në izolim që nga marsi 2020.

Nga nesër, pijet, restorantet dhe kafenetë do të rihapen për personat e vaksinuar plotësisht.

Mbetet detyrimi për të mbajtur një maskë brenda dhe kapacitet i kufizuar.

“Në shtetin e Viktorias kemi bërë një rrugën e gjatë, e cila përfundon sonte’’, theksoi kryeministri australian Scott Morrison.

Autoritetet kishin premtuar heqjen e bllokimit pasi 70 për qind e njerëzve të merrnin dy doza të vaksinës./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja shqiptare përmirësohet me 3 pozicione në renditjen e FIFA-s
Artikulli tjetërStudentët e Arkitekturës, kontribut për restaurimin e vlerave muzeale të Gjirokastrës