Ballina Aktualitet

Progresraporti i KE-së, Nikolla: Vlerësime të merituara

TIRANË, 20 tetor /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Progresraporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021.

“Progresraporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPropozimet e PD-së, Rama: Disponim total për dialog me opozitën
Artikulli tjetërPaketa antishpifje, Rama: Qeveria nuk e ka çuar para procesin