Ballina Ekonomi

Vjedhja e energjisë, procedohen 50 persona

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zbuluar dhe proceduar mbi 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mes këtyre rasteve janë me dhjetëra biznese, ndërsa forma më e përdorur është furnizimi me “linjë të dytë”.

“Vjedhja e energjisë elektrike është krim dhe konsiderohet në Kod ‘vepër penale'”, thuhet në njoftimin e MIE-s, ndërkohë që u bëhet thirrje qytetarëve të denoncojnë vjedhjet.

Në gjithë vendin, po vijojnë inspektimet në sistemin e matjes tek abonentët, për të evidentuar rastet e vjedhjes së energjisë.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDiaspora, AKD memorandum bashkëpunimi me bashkinë e Tiranës
Artikulli tjetërTrashëgimia kulturore në fshatrat e minoritetit, ndër prioritetet e bashkisë Finiq