Ballina Flash

Menaxhimi i mbetjeve në Shkodër, Kumbaro: Metodologji e re

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, zhvilloi një vizitë në Shkodër për të parë nga afër situatën e menaxhimit të mbetjeve.

“Bashkia e Shkodrës ka një territor të gjerë që përfshin edhe bregdetin e Velipojës, prandaj na duhet të sigurohemi që çdo gjë të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro vuri në dukje se çdo kosh i tejmbushur është problem, ndërsa bizneset prodhuese të jenë të parat që të zbatojnë ligjin për trajtimin e mbetjeve teknologjike.

Kumbaro bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojë zbatimi i metodologjisë së re të përllogaritjes së sasisë së mbetjeve, që u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë.

“Hedhjes së mbetjeve vend e pa vend duhet t’i vijë fundi, sot e përgjithmonë dhe për këtë s’ka diskutim”, – tha Kumbaro.

Rreth një muaj më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, që saktëson metodologjinë me të cilën njësitë e qeverisjes vendore duhet të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre, mënyrën sesi ato publikohen dhe standardizohen.

Ky vendim do të shoqërohet me një paketë trajnimesh të të gjithë njësive vendore për ta ndjekur, jo çdo muaj, por çdo javë dhe çdo ditë nga Ministria e Mjedisit situatën në terren.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak93 % e aplikimeve për kredi bankare nga individë
Artikulli tjetërAgalliu: 700 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në Europë