Parashikimi i motit, 16 tetor 2021

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore  relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura në zonat malore lindore, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite. Pas orëve të pasdites gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi 3 -8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe zonat luginore era në orët e para të mëngjesit do jetë intensive me shpejtësi që arrijnë deri në 13-15 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

 

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/18 Re diell
Kukës 9/12 Re shi diell
Lezhë 14/18 Re diell
Dibër 6/11 Re  shi diell
Durrës 12/22 Re diell
Tiranë 13/21 Re diell
Elbasan 10/19 Re  diell
Berat 12/21 Re diell
Vlorë 14/20 Re  diell
Korçë 6/10 Re shi diell
Gjirokastër 12/19 Re diell
Sarandë 12/20 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.