Ballina Flash

Kurti: Terminalet doganore shtetërore do shtrihen në gjithë vendin

PRISHTINË, 16 tetor /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.

Sipas njoftimit të qeverisë, drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.

Siç thuhet në komunikatë, nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe ranë dakord që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadorja Kim i bashkohet ecjes kundër kancerit të gjirit
Artikulli tjetër6,6 miliardë vaksina antiCovid-19 të administruara në botë