Ballina Bota

GREQI – Moti i keq mbyll të gjitha shërbimet publike

ATHINË, 15 tetor /ATSH-ANA/ – Ministri i Ndryshimit të Klimës dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianides deklaroi sot mbylljen e të gjitha shërbimeve publike në Atikë në ditën së dytë të motit me shira të rrëmbyer.

”Shërbimet e vetme publike që do të mbeten funksionale janë ato të nevojshme për menaxhimin e fenomenit meteorologjik”, shtoi ministri.

Stylianides njoftoi gjithashtu një ndalim të qarkullimit të mjeteve gjatë natës në bulevardin bregdetar ”Poseidonos” në Athinë dhe gjithashtu në zonën e Kifissos, ku përmbytjet nuk kanë të ndalur./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-presidenti Bill Clinton drejt shërimit, pas shtrimit në spital
Artikulli tjetërFA trajnohet për sistemin e komunikimit Tokë-Ajër-Tokë