TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përzgjodhi sot nëpërmjet shortit 10 % të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit që do të rishikohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e përzgjedhjes së 10 % të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit, që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.
Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e premte, ora 12:00.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.













