Ballina Ekonomi

Kredia për ekonominë, 630 miliardë lekë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Teprica e kredisë bankare në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 ishte rreth 630 miliardë lekë, duke u rritur me 3% gjatë periudhës dhe me 6% ndaj një viti më parë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ndikimin kryesor në zgjerimin e stokut të kredisë gjatë periudhës e ka dhënë riskedulimi i pagesave të kredive në përgjigje të masave lehtësuese të Bankës së Shqipërisë dhe fluksi i kredisë së re që, megjithatë, ka rezultuar më i ulët se gjashtëmujori i mëparshëm.
Ecuri veçanërisht e mirë në stokun e kredisë gjatë periudhës, është regjistruar në portofolin e kredisë me maturitet afatgjatë, kredisë në monedhën vendase dhe
kredisë për bizneset.
Gjatë periudhës, kredia në valutë u rrit me 2%, por pesha e saj ndaj totalit të kredisë ka rënë në krahasim me periudhat e mëparshme. Sipas rezidencës, rritja e kredisë gjatë periudhës u ndikua thuajse tërësisht nga rritja e kredisë për subjektet rezidente, e cila zë gati 96% të tepricës së kredisë.
Këtu, rritja e kredisë për bizneset ishte 3% ndërsa e asaj për individët ishte 6%, me kontributin kryesor nga kredia për pasuri të paluajtshme dhe nga kredia në lek. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEvidentohen 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 2 në pranga
Artikulli tjetërAmbasada e Britanisë së Madhe mbështet aksionin kundër krimit të organizuar në veri