Java e hapur e vaksinimit, Manastirliu: Mundësi për çdo student për të mbrojtur shëndetin

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ “Java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij”, u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo theksoi se mjekët dhe vaksinatorët janë në terren, në universitetet publike dhe jo publike në dispozicion të studentëve.

“Mjekët dhe vaksinatorët tanë janë në terren, në universitetet publike dhe jo publike, në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar çdo ditë të kësaj jave, para nisjes së vitit të ri akademik”, tha Manastirliu.

“Java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij, por është edhe përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit, për të hyrë të sigurt në auditore”, theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.