Ballina Bota

RUSI – Kremlini: Moska e kënaqur nga dialogu me Uashingtonin

MOSKË, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Kremlini tha se ishte i kënaqur me dialogun në zhvillim me Uashingtonin mbi tema të ndryshme si kontrolli i armëve dhe siguria kibernetike, një koment i bërë gjatë një vizite nga një zyrtar i lartë amerikan.

“E gjithë kjo po zhvillohet mjaft mirë, është një pikë pozitive në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, vuri në dukje Dmitri Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.

“Diskutimet mes nesh janë të rëndësishme, ne nuk duhet të ankohemi pasi përparimet nuk ndodhin menjëherë”, shtoi ai.

”Ardhja e numrit tre të diplomacisë amerikane Victoria Nuland për bisedime në Kremlin është e dobishme”, theksoi Peskov.

Këto takime vijnë pas samitit të presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin në Gjenevë në qershor, ku ata ranë dakord të rinisin dialogun në fushat me interes të përbashkët, pavarësisht tensioneve në rritje për një mori temash./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Prioritet ulja e moshës mesatare të policisë dhe investimet në teknologji
Artikulli tjetërPërkujtohet në 90-vjetorin e lindjes Dritëro Agolli, figurë qendrore e poezisë shqipe