Ballina Aktualitet

Shqipëria, e përkushtuar ndaj lirisë së medias

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me përfaqësuesen për Lirinë e Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro.

Gjatë takimit Xhaçka dhe Riberio diskutuan mbi lirinë e medias në Shqipëri.

“Një diskutim interesant sot mbi lirinë e medias, me përfaqësuesen për Lirinë e Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro. Shumë është bërë, më shumë mbetet për të bërë, por Shqipëria është e përkushtuar ndaj lirisë së medias dhe krijimit të një mjedisi pune të sigurtë dhe konstruktiv për gazetarët”, tha Xhaçka.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe pak ditë nga Maratona e Tiranës, artistët dhe atletët thirrje për pjesëmarrje
Artikulli tjetërEMA shqyrton një ilaç të ri antiCOVID-19