TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro rikonfirmoi sot se në lumin Vjosë nuk do të ndërtohet.
Kumbaro priti sot në një takim Thijs Kettenis, gazetarin e së përditshmes “Trouw” në Holandë, i cili ndodhet në Shqipëri për të shkruar një reportazh mbi lumin Vjosë.
“Është shumë e rëndësishme Vjosa si për ne, ashtu edhe për fqinjët tanë, prandaj e kemi shpallur zonë të mbrojtur. Aty nuk do të ndërtohet”, tha Kumbaro.
Por, sipas ministres, “nuk duhet të stepemi të shfrytëzojmë shanset që na jep ekoturizmi dhe zhvillimi i qendrueshëm për t’u dhënë mundësi të gjithë banorëve të jetojnë e ta ndërtojnë ekonominë e tyre aty, siç kanë bërë prej shekujsh”.
“Sa më realiste të jenë projektet, aq më shumë ëndrra do të mund të realizojmë”, tha ministrja Kumbaro.
/m.m/j.p/r.e/






















