Ballina Flash

Telegram mirëpret 70 milionë ”refugjatë” pas ndërprerjes së Facebook

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Telegram, një platformë mesazhesh e ngjashme me Whatsapp, fitoi terren tek rivalët e saj pasi Facebook pësoi një ndërprerje prej gjashtë orësh të hënën e shkuar.

Kompania shtoi më shumë se 70 milionë përdorues të rinj në një ditë të vetme.

Themeluesi i kompanisë, Pavel Durov tha në një postim në kanalin se ”shkalla e rritjes ditore të Telegramit tejkaloi normën dhe ne mirëpritëm mbi 70 milion ‘refugjatë’ nga platforma të tjera brenda një dite”.

Durov i referohej si “platforma të tjera” WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Ndërprerja e Facebook-ut përkoi në mënyrë misterioze me paraqitjen e diskutueshme të Frances Haugen, ish-menaxhere e produkteve të ekipit të integritetit qytetar të kompanisë, e cila tha se ”kompania i dha më shumë përparësi fitimit personal se sa sigurisë publike’’.

Ndërsa shumë ekspertëve nuk iu desh shumë kohë për të lidhur pikat, Facebook tha se dështimi i serverit ishte për shkak të një ndryshimi të gabuar të konfigurimit./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Shqipërisë nuk i hapen negociatat pas raportit të ODIHR
Artikulli tjetërKriza energjetike, Basha: Ulje e TVSH-së për ushqimet, heqje e taksës për karburantin