TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 783 984 vaksinime antikovid në gjithë vendin.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrën e vaksinimit në total.
Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 5 891 vaksinime antikovid.
Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.
Deri tani janë vaksinuar rreth 45 % e popullatës target mbi 18 vjeç me dozën e parë dhe 37 % me dy doza.
/m.m//a.a/























