HAGË, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Rregullatori evropian miratoi sot administrimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech për mbi 18-vjeçarët, nga frika se mbrojtja kundër COVID-19 mund të bjerë pas dy injeksioneve të para.
Agjensia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar dozën shtesë të vaksinave Moderna dhe Pfizer edhe për personat me sistem imunitar të dobësuar rëndë.
“Dozat përforcuese të Comirnaty mund të konsiderohen për personat e moshës 18 vjeç e lart, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë”, tha EMA në një deklaratë.
“Vendimet për dozat e treta do të merren nga organet e shëndetit publik në nivel kombëtar”, shtoi EMA.
Rregullatori vuri në dukje se rreziku i sëmundjeve inflamatore të zemrës ose efekteve të tjera anësore shumë të rralla pas një doze përforcuese nuk dihen ende dhe po monitorohen me kujdes./ /ervo/























