Ballina Flash

Anglia ndalon botoksin për nën 18-vjeçarët

LONDËR, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Nga sot, të miturit nën 18 vjeç në Angli nuk do të kenë më mundësi t’u nënshtrohen trajtimeve me botox ose mbushës për arsye estetike, sipas BBC.

Ligji i ri synon të kufizojë industrinë e bukurisë, që ka shumë pak rregulla në Angli.

Vetëm vitin e kaluar, u kryen 41 000 operacione botox tek adoleshentët.

Operacionet kryhen pa ndonjë trajnim specifik profesional dhe shpesh përfundojnë duke shkaktuar dëme pak a shumë serioze te pacientët.

Nxitësit e kësaj mase, gjithashtu, kanë kërkuar nga Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut të zbatojnë masa të ngjashme, në mënyrë që të shmangen “udhëtimet e bukurisë” nga Anglia për të kryer këto trajtime të ndaluara.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pse Evropa po kërcënohet nga një krizë energjie?
Artikulli tjetërDropull, shndërrim i hapësirave publike në funksion të komunitetit