Ballina Bota

COVID-19 – Lituania rivendos përdorimin e maskave në ambientet e brendshme

VILNIUS, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Në dritën e rritjes së niveleve të infeksioneve me  koronavirus, Lituania ka rivendosur përdorimin e maskave në ambientet e brendshme.

Nga sot, edhe njerëzit me një pasaportë të vlefshme shëndetësore duhet të mbajnë një maskë kur janë brenda ndërtesave publike.

Autoritetet gjithashtu rekomandojnë që kompanitë shtetërore dhe private të nxisin punonjësit që të punojnë nga shtëpia kurdo që të jetë e mundur.

Shkalla e infektimit me koronavirus në Lituani është rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Gjatë 14 ditëve të fundit, 700 infeksione të reja janë regjistruar për çdo 100 000 banorë, megjithëse afërsisht 68,3 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër virusit ose është shëruar./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejt përfundimit legalizimi i objekteve informale në Spille
Artikulli tjetërBjeshkët e Lëpushës, thesare turistike për t’u eksploruar