Ballina Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, PD kërkesë Kuvendit për Komision Hetimor

TIRANË 30 shtator /ATSH-I.Vata/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediet, Alibeaj tha se së bashku me kolegët, sapo kishin dorëzuar kërkesën për ngritje e një Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në rregulloren e Kuvendi në ligjin për komisionet hetimore, së bashku me nënshkrimet përkatëse kemi dorëzuar këtë kërkesë jo vetëm si nevojë e aksionit politik të lançuar tashmë nga Partia Demokratike, por më tepër se kaq si një nevojë ulëritëse që sistemi demokratik dhe demokracia në vend kërkon”, theksoi ai.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Ekonomia u rrit me 17.89 % në tremujorin e dytë
Artikulli tjetërEkonomia në tremujorin e dytë shënoi rritjen më të lartë në rajon