Ballina Ekonomi

Depozitat në valutë, 55.1% të totalit

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Valutat vazhdojnë të jenë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, monedhat e preferuara në depozitat bankare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin gusht 2021 pesha e depozitave në valutë zuri 55.1 % të totalit, nga 54 % që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Stoku i depozitave në valutë në fund të gushtit arriti në 648 miliardë lekë ose në 5.3 miliardë lekë, me një rritje prej 4 % ose në vlerën 25 miliardë lekë më shumë, në krahasim me muajin e mëparshëm.

Bankierët shprehen se, rritja e depozitave në euro i adresohet fluksit në rritje të remitancave, zhvillimit të transaksioneve në tregun imobiliar dhe pasurive të paluajtshme etj.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Deputetët e opozitës do marrin pjesë fizikisht në Komisionin e Ekonomisë
Artikulli tjetërKPA çel seancën publike për gjyqtarin e Tiranës, Genti Shala