TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Valutat vazhdojnë të jenë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, monedhat e preferuara në depozitat bankare.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin gusht 2021 pesha e depozitave në valutë zuri 55.1 % të totalit, nga 54 % që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Stoku i depozitave në valutë në fund të gushtit arriti në 648 miliardë lekë ose në 5.3 miliardë lekë, me një rritje prej 4 % ose në vlerën 25 miliardë lekë më shumë, në krahasim me muajin e mëparshëm.
Bankierët shprehen se, rritja e depozitave në euro i adresohet fluksit në rritje të remitancave, zhvillimit të transaksioneve në tregun imobiliar dhe pasurive të paluajtshme etj.
/a.a/r.e/
