Ballina Bota

TUNIZI – Najla Bouden kryeministrja e parë e vendit

TUNIS, 29 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti tunizian, Kais Saied emëroi sot një kryeministër të ri, dy muaj pasi shkarkoi në mënyrë kontroverse kryeministrin e mëparshëm dhe pezulloi parlamentin.

”Najla Bouden, kryeministrja e parë e Tunizisë, do të formojë një kabinet sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi presidenca tuniziane.

Bouden, 59 vjeçe, është pedagoge universitare në Universitetin e Inxhinierisë në Tunis.

Ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për zbatimin e programeve të Bankës Botërore në Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Në korrik, Saied presidenti Saied shkarkoi kryeministrin Hichem Mechichi dhe pezulloi parlamentin, para se të zgjeronte më tej kompetencat e tij legjislative dhe ekzekutive dhe të pezullonte pjesë të kushtetutës.

Masat e tij e kanë ndarë vendin, pasi mbështetësit e tij vlerësojnë lëvizjet e tij ndërsa kundërshtarët i përshkruajnë ato si një “grusht shteti”.

Para lëvizjes së tij në korrik, ish-profesori i drejtësisë ishte përfshirë në një mosmarrëveshje politike disa mujore mbi kompetencat e qeverisë dhe parlamentit.

Saied mori detyrën në vitin 2019./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet fondi për 500 mijë doza Pfizer, vijnë brenda këtij viti
Artikulli tjetërRikthim në identitet të godinës 6-katëshe e arkitektit Maks Velo