Ballina Aktualitet

Zgjedhjet në Gjermani, Balla uron Olaf Scholz

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet federale.

Përmes një reagimi Balla deklaron se, kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

“Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë”, thekson Balla.

Taulant Balla mban edhe postin e kryetarit të Grupit të Miqësisë, Shqipëri-Gjermani.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisja e procesit mësimor, Meta: Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera
Artikulli tjetërTregti dhe ndërtim, investimet e huaja u rritën me dy herë