TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Një tjetër sinjal i mirë vjen nga futbollistët kuqezi që aktivizohen në kampionatet europiane.
Nedim Bajrami, mesfushori shqiptar që luan në radhët e Empolit është bërë sërish protagonist me skuadrën italiane të dielën teksa ka kthyer në gol një 11-metërsh në minutën e 54-t të takimit.
Bajrami ka zhvilluar një ndeshje të mirë kundër Bolonjës, ndërsa është hedhur në fushën e lojë që nga minuta e parë e takimit nga trajneri Andreazzoli, për t’u zëvendësuar në minutën e 80-të nga një tjetër talent shqiptar, Kristjan Asllani.
Ky ishte goli i dytë për mesfushorin kuqezi në radhët e Empolit, duke treguar kështu aftësitë e tij të shkëlqyera si futbollist.
/r.e/























