BERLIN, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – A bëri autogol kandidati për kancelar i CDU-CSU-së, Armin Laschet duke palosur mbrapsht fletën e votimit, pyet gazeta gjermane ”Bild”.
Laschet vërtet e ka palosur gabimisht fletën e votimit duke i lënë të dukshme dy kryqet për CDU-në, të përjetësuar nga fotoreporterët.
Kjo mund gjithashtu të jetë një problem nga pikëpamja formale duke qenë se votimi në kutinë e votimit është i fshehtë dhe fleta e votimit nuk duhet të bëhet e njohur.
Disa gazeta, përfshirë ”Der Spiegel” dhe ”Die Welt”, thonë se ky rast nuk do ta zhvlerësojë votën e Laschet./ a.jor.























