Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – Laschet palos mbrapsht fletën e votimit

BERLIN, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – A bëri autogol kandidati për kancelar i CDU-CSU-së, Armin Laschet duke palosur mbrapsht fletën e votimit, pyet gazeta gjermane ”Bild”.

Laschet vërtet e ka palosur gabimisht fletën e votimit duke i lënë të dukshme dy kryqet për CDU-në, të përjetësuar nga fotoreporterët.

Kjo mund gjithashtu të jetë një problem nga pikëpamja formale duke qenë se votimi në kutinë e votimit është i fshehtë dhe fleta e votimit nuk duhet të bëhet e njohur.

Disa gazeta, përfshirë ”Der Spiegel” dhe ”Die Welt”, thonë se ky rast nuk do ta zhvlerësojë votën e Laschet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version