Ballina Flash

FDA miraton dozën e tretë Pfizer për mbi 65-vjeçarët

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar vaksinimet nxitëse të koronavirusit me BioNTech/Pfizer për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe grupet në rrezik.

FDA ndoqi një rekomandim nga një panel ekspertësh.

Masa do të thotë që një dozë tjetër e vetme e vaksinës të miratohet në SHBA të paktën gjashtë muaj pas dy dozave të para për njerëzit mbi moshën 65 vjeç dhe të rinjtë që konsiderohen të jenë në rrezik të lartë për shkak të shëndetit ose profesioneve të tyre.

Komisionerja në detyrë e FDA, Janet Woodcock theksoi se kjo gjë do të lejohet edhe për grupet përfshirë punonjësit e shëndetit, mësuesit, punëtorët e supermarketeve, të burgosurit si dhe të pastrehët.

“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë shkencën në zhvillim të shpejtë dhe ta mbajmë publikun të informuar”, theksoi ajo.

Paneli i ekspertëve të FDA deklaroi se të dhënat nuk justifikojnë futjen e dozave përforcuese për popullatën e përgjithshme mbi moshën 16 vjeç./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak14 shkolla të reja në Durrës, Sako: Gjithçka gati për vitin e ri shkollor
Artikulli tjetër“Dy Luanë drejt Venecias”, kandidatura e Shqipërisë për “Oscar”