AUKUS – Telefonatë konstruktive Biden-Macron për nëndetëset bërthamore

PARIS, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Në bisedën telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron për krizën e nëndetëseve bërthamore, presidenti amerikan Joe Biden është angazhuar për të ruajtur në mënyrë të përhershme konsultimet e hapura midis aleatëve për çështje me interes strategjik si për Francën ashtu dhe për partnerët evropianë, sipas burimeve që përputhen.

Në një deklaratë të përbashkët mes dy liderëve, “SHBA përsërisin se angazhimi i Francës dhe Bashkimit Evropian në rajonin e Indo-Paqësorit është me rëndësi strategjike, në veçanti në kuadër të strategjisë së Bashkimit Evropian për bashkëpunimin në rajonin e Indo-Paqësorit, bërë publike kohët e fundit”.

SHBA-ja gjithashtu pranon se ”nevojitet mbrojtje për një Bashkim Evropian sa më të fortë dhe më efektiv duke kontribuar kështu në një mënyrë pozitive për sigurinë transatlantike dhe globale nën rolin e NATO-s”.

SHBA-ja gjithashtu “premton të forcojë mbështetjen për operacionet kundër terrorizmit, të drejtuara nga shtetet evropianët në rajonin e Sahelut, në kuadrin luftës kundër terrorizmit”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.