Ballina Bota

VATIKAN – Papa Françesku: Dhuna kundër grave një plagë e hapur

VATIKAN, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Dhuna kundër grave është një plagë e hapur kudo, deklaroi papa Françesku, pas vizitave apostolike në Budapest dhe Bratislavë.

Papa Françesku kujtoi dëshminë e Anna Kolesarovas, një vajze sllovake e cila me jetën e saj mbrojti dinjitetin kundër dhunës, duke theksuar se ”kjo është një dëshmi shumë aktuale në ditët e sotme, për fat të keq”.

”Gjatë udhëtimit tim të fundit në zemër të Evropës unë shpesh mendoja për etërit themelues të Bashkimit Evropian, siç e mendonin ata këtë të fundit, jo si një agjenci për shpërndarjen e kolonizimeve ideologjike”, shtoi ai.

”Nuk ka lutje pa kujtesë”, theksoi Ati i Shenjtë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërurohet shkolla e re “Murat Toptani” në Selitë, Veliaj: Nuk ka më arsye për mësim me dy turne
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, valutat kryesore forcojnë lehtë pozitat