Ballina Flash

Kurbin, procedim penal për kryetarin e fshatit Ferrë Trashë

TIRANË, 21 shtator/ATSH/  Në Kurbin është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, teksa  janë vënë në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe është proceduar penalisht kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Ferrë Trashë, Mamurras, Kurbin, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit “. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta aktorja e njohur Besa Imami
Artikulli tjetërElbasan, aksidentoi punonjësin e Policisë, në pranga 31-vjeçari