GJERMANI – Scholz fiton debatin e fundit televiziv mes kandidatëve për kancelar

BERLIN, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Kandidati për kancelar i qendrës së majtë gjermane, Olaf Scholz i social-demokratëve (SPD) fitoi dje debatin e fundit të madh zgjedhor televiziv, sipas një sondazhi.

Kur u pyetën se kush e fitoi sfidën televizive, 42 për qind e shikuesve votuan për Scholz.

Kandidati konservator i bllokut CDU/CSU, Armin Laschet ishte i dyti me 27 për qind, ndërsa Annalena Baerbock e të gjelbërve ishte e treta me 25 për qind të votave.

Rreth 6,0 për qind iu përgjigjën sondazhit “nuk e di”.

Rezultatet e sondazhit u prezantuan nga transmetuesi Sat.1, i cili së bashku me ProSieben dhe Kabeleins, e transmetuan drejtpërdrejt debatin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.