Ballina Bota

HOLANDË – Sekuestrohet sasi rekord kokaine

ROTERDAM, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Zyrtarët e portit të Roterdamit kapën një sasi rekord kokaine.

”U gjetën të fshehura  4 022 kilogramë kokainë, me një vlerë me shitje pakice prej më shumë se 300 milionë euro (352 milionë dollarë)”, deklaroi prokurori publik.

”Zbulimi ishte sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Rotterdam deri më tani”, tha një zëdhënës i autoriteteve doganore.

Kontejneri i ardhur nga Surinami, përmbante dru dhe ishte i destinuar për në një kompani në Poloni.

Sipas burimeve gjyqësore, kontrabanda e kokainës po lulëzon.

Në Evropë, portet kryesore holandeze dhe belge janë pikat kryesore të hyrjes për importet në Evropë.

Zyra e prokurorit holandez theksoi se numri i bandave kriminale është në rritje, me 325 persona të arrestuar vetëm këtë vit, krahasuar me 281 në të gjithë vitin 2020./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria Rama 3 betohet në Presidencë
Artikulli tjetërMbi 1 miliard lekë për rehabilitimin e infrastrukturës në Porto Romano-Kënetë