KALIFORNI, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Me përparimin e Microsoft, tashmë mund t’u themi lamtumirë fjalëkalimeve.
Në përgjigje të përpjekjeve të shumta të hakerimeve, 579 çdo sekondë, gjiganti Microsoft do të fillojë një sistem vetëm për klientët e korporatave.
Pasi të aktivizohet opsioni i ri, do të merret një mesazh me tekst në numrin e celularit të regjistruar ose adresën e e-mailit, për të vërtetuar një hyrje të re.
Për të shkuar në nivelin e ri të sigurisë tani, duhet të instaloni aplikacionin ”Authenticator”, për iOS dhe Android dhe të lidhni llogarinë tuaj Microsoft.
Pastaj thjesht zgjidhni opsionet e përparuara të sigurisë dhe aktivizoni artikullin “llogari pa fjalëkalim” nga opsionet shtesë.
Kur mesazhi “fjalëkalimi u hoq” bëhet i dukshëm, përditësimi i metodës së re është aktivizuar.
Sipas përditësimeve të fundit nga Microsoft Labs, ka mesatarisht 579 sulme ndaj fjalëkalimeve të lidhura me llogaritë e Microsoft çdo sekondë ose 18 miliardë në vit. /os/























