Moti i keq, pastrohet rruga Kukës-Ura Zapodit, ARRSH: Asnjë problem me qarkullimin

TIRANË, 18 shtator /ATSH/  Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se, në aksin Kukës-Ura Zapodit si pasojë e shirave të ditës së sotme pati rënie materialesh në trupin e rrugës.

Sipas ARRSH-së, kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë për pastrimin e rrugës nga inertet dhe për rikthimin në gjendje normale të qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.

“Aksi momentalisht është i qarkullueshëm dhe vijon puna për të siguruar qarkullimin në të dyja senset e lëvizjes”, njofton ARRSH. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.