TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Stabiliteti në tregun financiar dhe likuiditeti i bollshëm në treg nga Banka e Shqipërisë, ka ndikuar në rënien e normës së interesit (yield-et) të obligacioneve.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se në ankandin e kësaj jave, për shitjen e obligacioneve me maturim 7-vjeçar yield-i zbriti në nivelin 4.01 %, nga 4.25 % që ishte në ankandin e mëparshëm.
Sipas BSH-së, në këtë ankand u emetua një shumë prej 5.75 miliardë lekë ndaj kërkesës së paraqitur që arriti në 7.4 miliardë lekë.
/r.e/























