TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano priti sot në një takim Alaa A. Zaier AlNoori, anëtar i Dhomës së Tregtisë së Bagdadit njëkohësisht edhe drejtor i Qendrës së Investimeve në Irak dhe Yahia Farwati, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arabi – Shqipëri.
Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik Irak – Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua rreth fokusit të AIDA-s në ndihmë të investitorëve dhe mundësive për të realizuar takime të mëtejshme, duke shërbyer si një urë lidhëse mes sipërmarrjeve shqiptare dhe irakiane, njoftoi Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.
Palët do të jenë në komunikim të mëtejshëm për vijimësinë e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve.
/r.e/






















