Ballina Aktualitet

Kancelarja Merkel mbërrin në Rinas, pritet nga Xhaçka


TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel mbërriti pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u prit nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit”, tha Xhaçka, ndërsa postoi foto nga pritja në aeroport.

Në ambientet e aeroportit, ministrja Xhaçka shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kancelares për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, Kancelarja Merkel do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe krerë të qeverive të Ballkanit.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLista e MONEYVAL, Tabaku: Shqipëria bie me 28 vende, parajsa e pastrimit të parave në Evropë
Artikulli tjetërMerkel në Tiranë, takim me kryeministrin Rama