Ballina Flash

F1 – Brawn: Hamilton dhe Verstappen? Si dy gjela!

BERLIN, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Shefi ekzekutiv i Formula 1, Ross Brawn i ka quajtur Max Verstappen dhe Lewis Hamilton dy gjela, pas përplasjes së tyre të fundit në pistë në Çmimin e Madh të Italisë.

“Në fund mendoj se është një tjetër pasojë e përplasjes së dy djemve që nuk duan të dorëzohen”, tha Brawn.

“Unë jam i interesuar të shoh se çfarë ndikimi ka kjo në betejën e tyre të vazhdueshme për titullin. Ne përjetuam Silverstone, i cili ishte një incident i madh dhe i diskutueshëm”, shtoi ai.

“Aktualisht janë si dy gjela dhe ne po shohim pasojat. Unë nuk mendoj se ata do të tërhiqen në asnjë moment për pjesën tjetër të vitit, por shpresoj se kampionati do të fitohet në pistë, jo në dhomën e gjykimit”, shtoi ai.

Verstappen kryeson kampionatin me pesë pikë përpara Çmimit të Madh të Rusisë, më 26 shtator, por ka një dënim me tre vende pasi ai u konsiderua përgjegjës kryesor për përplasjen në Monza./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakImport-eksportet me Gjermaninë rreth 42 miliardë lekë
Artikulli tjetërRama: Askush nuk e ka kuptuar më mirë rajonin se Merkel, pa të Ballkani nuk do ishte si sot