Ballina Flash

Britney Spears njofton fejesën

ROMË, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Këngëtarja Britney Spears ka njoftuar në mediet sociale fejesën zyrtare me trajnerin e saj personal, Sam Asghari, duke mbledhur mbi një milion e gjysmë shikime në vetëm pak orë.

Princesha 39-vjeçare e pop-it postoi një video të shkurtër në Instagram duke treguar unazën prej diamanti dhe duke komentuar: “Nuk mund ta besoj!”.

Nga ana e tij, Sam Asghari, 27 vjeç, postoi një fotografi në profilin e tij ndërsa puth Spears që tregon gishtin me unazë.

Të dy u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur performuan së bashku në videoklipin e hitit të saj “Slumber Party”.

Ylli i pop-it ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme me reperin Kevin Federline.

Spears pati edhe një martesë të shkurtër me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander, që u anulua pas vetëm 55 orësh./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMerkel përfundon vizitën në Tiranë, Rama e përcjell në aeroport
Artikulli tjetërSkema mbështetëse e librave falas, Kushi sjell momente nga shpërndarja në shkolla