Merkel përfundon vizitën në Tiranë, Rama e përcjell në aeroport

TIRANË 14 shtator /ATSH-I.Vata/ Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot pasdite në aeroportin e Rinasit, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel!”, shprehet Rama.

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel përgjatë qëndrimit prej 8 orësh në Tiranë dha mesazhe të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi sot një takim në Tiranë edhe me krerët e qeverive të Ballkanit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.