Ballina Bota

SPANJË – Zjarret në jug të vendit ende jashtë kontrollit

MALAGA, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Mbetet jashtë kontrollit zjarri i shpërthyer të mërkurën e kaluar në provincën e Malagas, në Spanjën Jugore.

Zjarri u përhap në disa bashki të vendosura pranë Sierra Bermeja, një zonë malore e karakterizuar nga një reliev që e ndërlikon punën e shuarjes.

“Zjarri vazhdon në Sierra Bermeja. Vazhdoni të luftoni centimetër për centimetër për përmbajtjen e këtij zjarri shkatërrues”, shkroi në Twitter president i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno.

Gjatë ditës së djeshme dhe pas më shumë se 72 orësh pune të vazhdueshme për të kontrolluar flakët, vetë zjarri është e komplikuar përsëri, duke bërë që autoritetet të evakuojnë të tjerë njerëz, përveç rreth 1 000 tashmë të evakuuar.

Në total, rreth 7 400 hektarë janë djegur, sipas informacioneve të fundit të dhëna për median spanjolle./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vjen në Shqipëri metoda inovative e edukimit profesional në teknologji
Artikulli tjetërFUTBOLL – Santo trajneri më i mirë në Premier League