Ballina Flash

Një tjetër teleskop drejt hapësirës

PARIS, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Nisja e teleskopit hapësinor ”Webb” i destinuar për të mbledhur ”trashëgiminë” e teleskopit më të famshëm të hapësirës, ”​​Hubble”, është planifikuar për më 18 dhjetor, njoftoi në një deklaratë për shtyp ”Arianespace”, kompania që menaxhon nisjet nga baza evropiane e Kourous (Guajana Franceze).

I lindur nga bashkëpunimi midis NASA-s, Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe agjencisë kanadeze të hapësirës CSA, ”Webb” do të jetë teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë.

Për të çuar pasardhësin e ”Hubble” në orbitë do të jetë një lëshues evropian ”Ariane 5”, i treti për vitin 2021./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërjashtimi i Berishës, Açka: Vendimi na kapi në befasi, rrezikojmë të na shembet ngrehina
Artikulli tjetër14 humbje jete dhe 259 raste të reja me COVID-19