GJENEVË – Konferencë donatorësh për Afganistanin

GJENEVË, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Një konferencë donatorësh e organizuar nga OKB-ja për Afganistanin zhvillohet sot, më pak se një muaj pasi talebanët morën pushtetin në vend, duke u përballur me një krizë humanitare në rritje.

Afganët do të kenë nevojë për rreth 606 milionë dollarë deri në dhjetor, sipas llogaritjeve të OKB-së.

Ndërsa shumë vende janë të gatshme të japin ndihmë humanitare, shumë janë të shqetësuara se si do të shpenzohen paratë, pasi talebanët tani kanë kontrollin e vendit dhe thonë se donacionet duhet të shoqërohen me kushte.

Rreth 40 ministra pritet të marrin pjesë në konferencë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pritet gjithashtu në Gjenevë, ndërsa të tjerët ka të ngjarë të bashkohen në internet.

Trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani pas 20 vitesh dhe pothuajse të gjithë u larguan pasi talebanët morën pushtetin.

Shërbimet themelore në Afganistan tani janë në prag të kolapsit, sipas agjencive të OKB-së, të cilat thonë se ndihma humanitare do të përfshijë shërbimet mjekësore, furnizimin me ujë dhe objektet sanitare.

”Paratë duhen edhe për ndihma ushqimore”, sipas OKB-së, sipas së cilës nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë në 93 për qind të shtëpive në vend./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.