Ballina Flash

Kina pezullon video-lojërat online

PEKIN, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Kina ka pezulluar përkohësisht miratimin e lojërave të reja video, në atë që është një goditje e re për kompanitë në sektor dhe, në përgjithësi, për sektorin e teknologjisë.

Siç raportohet edhe nga gazeta ”South China Morning Post”, që citon burime pranë dosjes, vendimi u mor dje në mbledhjen e drejtuesve të gjigantëve të lojërave video, të tilla si ”Tencent” dhe ”NetEase”, nga zyrtarë të Departamentit Qendror të Propagandës të Partisë Komuniste, Administrata Kombëtare për Shtypin dhe Publikimet, Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit.

”Ngjarja u përqendrua sidomos në kufizimet për të miturit dhe në kontrollin e përmbajtjes”, shpjeguan burimet.

Ky skenar çoi menjëherë në humbje të mëdha në teknologji (”Tencent” në minus 8,48% dhe ”NetEase” në minus 11,03%).

Bursa e Hong Kongut u mbyll në të kuqe me 2,30%./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 23 humbje jete dhe 424 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërSiguria rrugore, arrestohen 14 shoferë, 1343 masa administrative