Parashikimi i motit, e premte 10 shtator 2021

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Për ditën e nesërme moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash mesatare hera-herës të dendura në orët e mesditës deri në pasdite.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën jugore dhe qendrore. Në relievet kodrinore-malore në veri dhe verilindje të vendit, gjatë pasdites reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-5m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 7m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/28 diell re
Kukës 15/25 diell re shi
Lezhë 17/28 diell re
Dibër 14/24 diell re shi
Durrës 15/29 diell re
Tiranë 18/29 diell re shi
Elbasan 16/30 diell re shi
Berat 11/31 diell re shi
Vlorë 16/28 diell re shi
Korcë 11/22 diell re shi
Gjirokastër 9/28 diell re shi
Sarandë 14/26 diell re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.