Ballina Flash

Arkeologët zbulojnë statujën e rrallë të perandorit romak Hadrian

STAMBOLL, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Arkeologët kanë zbuluar një statujë të rrallë të perandorit romak Hadrian në qytetin perëndimor të Turqisë, Aydin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AA.

“E datuar nga shekulli II pas Krishtit, skulptura dy metra e gjysmë e lartë u gjet në gjashtë pjesë, në një gërmim në qytetin antik të Alabanda-s”, tha drejtori i sitit Ali Yalcin Tavukcu”.

“Statuja është një nga shumë pak shembujt në botë. Ne jemi shumë të lumtur që kemi gjetur një këtu”.

“Gërmimet janë duke u zhvilluar në vend për gjetje të tjera “emocionuese”, të tilla si pllaka të reja ose mbishkrime për të hedhur dritë mbi epokën”, shtoi Tavukcu.

Statuja, që besohet të jetë skalitur gjatë një vizite në mbretërimin e Publius Aelius Traianus Hadrianus, pritet të shfaqet në muzeun Aydin, sapo të përfundojë puna e restaurimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin punën 2 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sadushi: Ndihmon në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses
Artikulli tjetërNis seanca e dytë plenare, pritet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit