Ballina Bota

UASHINGTON – Ostin: SHBA-ja do të pengojë ringjalljen e Al Kaedës

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-MIA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Ostin konsideron se organizata terroriste e Al Kaedës, e cila e shfrytëzoi Afganistanin si bazë për sulmin ndaj SHBA-së para 20 viteve, mund të përpiqet t’i ripërtërijë operacionet pas tërheqjes së SHBA-së dhe marrjes së pushtetit nga ana e talebanëve.

Ostin sot pati takim me gazetarët në Kuvajt në fund të turnet katërditor në vendet e Gjirit dhe theksoi se ”SHBA-ja është e gatshme ta parandalojë kthimin e Al Kaedës në Afganistan”.

Talebanët i dhanë strehim Al Kaedës gjatë sundimit të saj në Afganistan nga 1996 deri në 2001, ndërsa SHBA-ja e sulmoi pasi ata refuzuan të dorëzonin udhëheqësit terroristë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Gjatë luftës 20-vjeçare me SHBA-në, Al Kaeda është zvogëluar ndjeshëm.

Zyrtarët amerikanë besojnë se talebanët kanë lidhje me Al Kaedën dhe shumë vende, përfshirë botën arabe dhe vendet e Gjirit janë të shqetësuara se kthimi i tyre në pushtet mund të hapë derën për të ringjallur ndikimin e organizatës terroriste.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjerim zonave të mbrojtura në Shqipëri, pamje spektakolare nga bota nënujore në Karaburun
Artikulli tjetërKalifornia detyron Amazon të respektojë të drejtat e punëtorëve